Sony Xperia Z - Shikimi i videove në aplikacionin Videot

background image

Shikimi i videove në aplikacionin Videot

Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar filmat dhe përmbajtjen tjetër të videove që

keni ruajtur ose shkarkuar në pajisjen tuaj. Aplikacioni Videot gjithashtu ju ndihmon të

merrni ilustrimin grafik, përmbledhjet e skenarëve, informacionin e zhanrit dhe hollësitë e

regjisorit për çdo film. Gjithashtu mund të riprodhoni filmat tuaj në pajisje të tjera që janë

të lidhura në të njëjtin rrjet.

Disa skedarë videosh mund të mos jenë të riprodhueshëm në aplikacionin Videot.

1

Shihni opsionet e menysë

2

Shfaqni videon e riprodhuar më së fundi

3

Zvarritni djathtas skajin e majtë të ekranit për të shfletuar të gjitha videot e shkarkuara dhe të ruajtura

4

Trokitni lehtë për të riprodhuar skedarët e videove të shkarkuara ose të ruajtura

5

Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

Sony Entertainment Network me PS Video nuk është i disponueshëm në çdo treg. Zbatohen

kushte të përgjithshme shtesë.

Për të riprodhuar një video te Videot

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Videoja.

2

Gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni. Nëse videoja nuk shfaqet

në ekran, zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë e

ekranit bazë të Videove, pastaj gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të

riprodhoni.

3

Për të shfaqur ose fshehur kontrollet, trokitni lehtë mbi ekran.

4

Për të ndërprerë riprodhimin, trokitni lehtë mbi . Për të vazhduar riprodhimin,

trokitni lehtë mbi .

5

Për t'u kthyer pas, tërhiqni shënuesin e shiritit të përparimit majtas. Për të kaluar

përpara, tërhiqni shënuesin e shiritit të përparimit djathtas.

Për të riprodhuar një video në një pajisje të jashtme

109

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekranin për të shfaqur

kontrollet.

2

Trokitni lehtë mbi >

Throw.

3

Përzgjidhni një pajisje të jashtme në të cilën do të riprodhoni videon. Nëse nuk ka

pajisje të jashtme të disponueshme, ndiqni udhëzimet në ekran për të shtuar një të

tillë.

Për të ndryshuar cilësimet te Videot

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Videoja.

2

Trokitni lehtë >

Cilësimet dhe pastaj ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.

Për të ndryshuar cilësimet e tingullit ndërsa riprodhohet një video

1

Ndërsa riprodhohet një video, trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur kontrollet.

2

Trokitni lehtë >

Cilësimet e audios dhe pastaj ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.

3

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

OK.

Për të bashkëndarë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, takoni , pastaj takoni

Bashkëndaj.

2

Trokitni lehtë aplikacionin që dëshironi të përdorni për të bashkëndarë videon e

përzgjedhur, pastaj ndiqni hapat përkatës për ta dërguar atë.