Sony Xperia Z - Kontrollimi i pajisjeve shtesë dhe i cilësimeve me Smart Connect™

background image

Kontrollimi i pajisjeve shtesë dhe i cilësimeve me Smart

Connect™

Përdorni aplikacionin Smart Connect™ për të cilësuar se çfarë ndodh në pajisjen tuaj kur

lidhni ose shkëpusni një pajisje shtesë. Për shembull, mund të vendosni që aplikacioni i

radio FM të niset gjithmonë kur lidhni një kufje me mikrofon.
Mund ta cilësoni po ashtu Smart Connect™ që t'i lexojë me zë mesazhet me tekst në

hyrje. Ose mund të përdorni aplikacionin për të cilësuar një veprim të caktuar ose një

grup veprimesh që të fillojnë në pajisjen tuaj në kohë të caktuara të ditës. Për shembull,

kur lidhni kufjet tuaja me mikrofon midis orës 7 të mëngjesit dhe 9 të mëngjesit, mund të

vendosni që:

Të hapet aplikacioni i radios FM.

Aplikacioni yt i preferuar i rrjeteve sociale hap, për shembull, Facebook.

Volumi i ziles të cilësohet me dridhje.
Me Smart Connect™, mund të menaxhoni po ashtu pajisjet shtesë si Xperia™

SmartTags ose një orë nga seria SmartWatch e Sony. Për më shumë informacion,

referojuni Udhëzuesit të përdorimit të pajisjes shtesë specifike.

Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të futeni si pronari, që është

përdoruesi kryesor, për të përdorur aplikacionin Smart Connect™.

1

Trokitni lehtë për të afishuar pajisjet shtesë të disponueshme

2

Shtoni një pajisje shtesë ose një ngjarje

3

Shihni opsionet e menysë

4

Trokitni lehtë për të afishuar të gjitha ngjarjet

5

Trokitni lehtë për të aktivizuar një ngjarje

6

Trokitni lehtë për të parë hollësitë e një ngjarjeje

122

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të krijuar një ngjarje të Smart Connect™

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

2

Nëse jeni duke e hapur Smart Connect™ për herë të parë, trokitni lehtë mbi

OK

për të mbyllur ekranin prezantues.

3

Në skedën

Ngjarjet, trokitni lehtë mbi .

4

Nëse jeni duke krijuar një ngjarje për herë të parë, trokitni përsëri lehtë mbi

OK për

të mbyllur ekranin prezantues.

5

Shtoni kushtet sipas të cilave dëshironi të aktivizoni ngjarjen. Një kusht mund të

jetë lidhja me një pajisje shtesë ose një interval i caktuar kohe, ose të dy.

6

Për të vazhduar, trokitni lehtë mbi .

7

Shtoni atë që dëshironi të ndodhë kur lidhni një pajisje shtesë dhe cilësoni sipas

dëshirës cilësimet e tjera.

8

Për të vazhduar, trokitni lehtë mbi .

9

Cilësoni një emër për ngjarjen, pastaj trokitni lehtë mbi

Përfun..

Për të shtuar një pajisje shtesë Bluetooth®, fillimisht duhet ta çiftoni atë me pajisjen tuaj.

Për të modifikuar një ngjarje të Smart Connect™

1

Nisni aplikacionin Smart Connect™.

2

Në skedën

Ngjarjet, trokitni lehtë mbi një ngjarje.

3

Nëse ngjarja është çaktivizuar, zvarriteni rrëshqitësin në të djathtë për ta aktivizuar

atë.

4

Trokitni lehtë mbi

Modifiko ngjarjen, pastaj rregulloni cilësimet sipas dëshirës.

Për të fshirë një ngjarje

1

Nisni aplikacionin Smart Connect™.

2

Në skedën

Ngjarjet, prekni dhe mbani ngjarjen që dëshironi të fshini, pastaj trokitni

lehtë mbi

Fshi ngjarjen.

3

Trokitni lehtë mbi

Fshi për të konfirmuar.

Gjithashtu, mund të hapni ngjarjen që dëshironi të fshini, pastaj trokitni lehtë mbi >

Fshi

ngjarjen > Fshi.

Për ta cilësuar Smart Connect™ që t'i lexojë me zë mesazhet me tekst në hyrje

1

Nisni aplikacionin Smart Connect™.

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet.

3

Shënoni kutinë e zgjedhjes pranë

Tekst në ligjërim dhe më pas konfirmoni

aktivizimin, nëse duhet.

Nëse kjo veçori është e aktivizuar, të gjitha mesazhet hyrëse lexohen më zë. Për të mbrojtur

privatësinë tuaj, mund të duhet ta çaktivizoni këtë tipar nëse po e përdorni pajisjen në një vend

publik ose në punë, për shembull.

Menaxhimi i pajisjeve shtesë

Përdorni aplikacionin Smart Connect™ për të menaxhuar një varg pajisjesh shtesë

inteligjente që mund t'i lidhni me pajisjen tuaj, duke përfshirë Xperia™ SmartTags, një

orëd të serisë SmartWatch ose një kufje me mikrofon pa tel nga Sony. Smart Connect™

shkarkon çdo aplikacion të nevojshëm dhe gjen gjithashtu aplikacione të palëve të treta,

kur janë të disponueshme. Pajisjet shtesë të lidhura më parë afishohen në një listë që ju

lejon të merrni më shumë informacion për tiparet e çdo pajisjeje shtesë.

Për të çiftuar dhe për të lidhur një pajisje shtesë

1

Nisni aplikacionin Smart Connect™. Nëse jeni duke e hapur Smart Connect™ për

herë të parë, trokitni lehtë mbi

OK për të mbyllur ekranin prezantues.

2

Trokitni lehtë mbi

Pajisjet shtesë, pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Aktivizoni funksionin Bluetooth® nëse nuk është tashmë aktiv dhe më pas trokitni

tek emri i pajisjes shtesë me të cilën dëshironi ta çiftoni dhe ta lidhni.

4

Nëse kërkohet, futni një kod kalimi, ose konfirmoni kodin e kalimit të njëjtë në

pajisja dhe në pajisjen shtesë.

123

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të rregulluar cilësimet për një pajisje shtesë të lidhur

1

Çiftoni dhe lidhni pajisjen shtesë me pajisjen tuaj.

2

Nisni aplikacionin Smart Connect™.

3

Trokitni lehtë mbi

Pajisjet shtesë dhe pastaj trokitni lehtë mbi emrin e pajisjes

shtesë të lidhur.

4

Rregulloni cilësimet e dëshiruara.