Marrja e telefonatave
Nëse merrni një telefonatë në hyrje kur pajisja është në regjimin e fjetjes ose kur ekrani
është i kyçur, aplikacioni i telefonit hapet në formatin e ekranit të plotë. nëse merrnjë një
telefonatë në hyrje kur ekrani është aktiv, telefonata në hyrje shfaqet si një njoftim
pluskues, d.m.th. në një dritare të minimizuar që pluskon në krye të çdo ekrani të hapur.
Kur vjen një njoftim i tillë, mund të zgjidhni që t'i përgjigjeni telefonatës dhe të hapni
ekranin e aplikacionit të telefonit, ose mund të kundërshtoni telefonatën dhe të qëndroni
në ekranin aktual.
Për t'iu përgjigjur një telefonate në hyrje kur ekrani është joaktiv
•
Zvarritni djathtas.
Për t'iu përgjigjur një telefonate në hyrje kur ekrani është aktiv
•
Në njoftimin pluskues që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë
PËRGJIGJU.
Në vend që t'i përgjigjeni telefonatës, mund të shkoni në ekranin kryesor të aplikacionit të
telefonit duke trokitur lehtë në pjesën e sipërme të dritares pluskuese të njoftimeve. Duke
përdorur këtë metodë do të merrni më shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për
shembull, mund të vendosni që ta kundërshtoni telefonatën me një mesazh.
Për të refuzuar një telefonatë në hyrje kur ekrani është joaktiv
•
Zvarritni në të majtë.
Për të refuzuar një telefonatë në hyrje kur ekrani është aktiv
•
Në njoftimin pluskues që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë
KUNDËRSHTO.
Në vend që ta refuzoni telefonatën, mund të shkoni në ekranin kryesor të aplikacionit të
telefonit duke trokitur lehtë në pjesën e sipërme të dritares pluskuese të njoftimeve. Duke
përdorur këtë metodë do të merrni më shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për
shembull, mund të vendosni që ta kundërshtoni telefonatën me një mesazh.
Për të fikur tonin e ziles për një telefonatë të marrë
•
Kur merrni telefonatën, shtypni tastin e volumit.
63
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Refuzimi i një telefonate me një mesazh me tekst
Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh me tekst. Kur refuzoni një telefonatë me
një mesazh të tillë, mesazhi i dërgohet automatikisht telefonuesit dhe ruhet në bisedën e
Mesazhimit me kontaktin.
Mund të përzgjidhni nga një numër mesazhesh të paracaktuara, të disponueshme në
pajisjen tuaj, ose mund të krijoni një mesazh të ri. Gjithashtu, mund të krijoni mesazhet
tuaja të personalizuara duke modifikuar mesazhet e paracaktuara.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst
1
Kur arrin një telefonatë në hyrje, zvarriteni
Refuzo me mesazh lart.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë mbi dhe shkruani
një mesazh të ri.
Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh me tekst
1
Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, tërhiqeni
Refuzo me mesazh
lart.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë mbi dhe shkruani
një mesazh të ri.
Për të modifikuar mesazhin me tekst të përdorur për të refuzuar një telefonatë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Refuzo telefonatën me
mesazh.
3
Trokitni lehtë mesazhin që dëshironi të modifikoni, pastaj bëni ndryshimet e
nevojshme.
4
Trokitni lehtë mbi
OK.