Sony Xperia Z - Gjetja e një pajisjeje të humbur

background image

Gjetja e një pajisjeje të humbur

Nëse keni një llogari të Google™, shërbimi në ueb "Mbrojtja nga my Xperia" mund t'ju

ndihmojë të gjeni vendndodhjen dhe të siguroni pajisjen tuaj nëse e humbni. Nëse e keni

aktivizuar këtë shërbim në pajisjen tuaj, mund që:

Të gjeni vendndodhjen e pajisjes në një hartë.

Të realizoni tingëllimin e një sinjalizimi edhe nëse pajisja është në regjimin e heshtjes.

Ta kyçni pajisjen në largësi.

Të pastroni në largësi kujtesën e brendshme dhe të jashtme në pajisje, si një zgjidhje e

fundit.

Shërbimi "Mbrojtja nga my Xperia" mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet/

rajonet.

Për të aktivizuar shërbimin Mbrojtja nga my Xperia në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që të keni një lidhje aktive të të dhënave.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Mbrojtja nga my Xperia >

Aktivizo.

4

Shënoni kutinë e zgjedhjes për të pranuar kushtet e përgjithshme të përdorimit të

shërbimit Mbrojtja nga my Xperia dhe më pas trokitni lehtë

Prano.

5

Nëse kërkohet, hyni në llogarinë tuaj të Google™ ose krijoni një llogari të re nëse

nuk keni.

6

Aktivizoni shërbimet e vendndodhjes në pajisjen tuaj nëse ky funksion nuk është i

aktivizuar aktualisht.

Për të verifikuar nëse shërbimi Mbrojtja nga my Xperia mund të gjejë vendndodhjen e pajisjes

tuaj pasi të aktivizoni shërbimin, shkoni te

myxperia.sonymobile.com

dhe hyni duke përdorur

llogarinë e Google™ që keni konfiguruar në pajisjen tuaj.

Nëse po përdorni një pajisje me shumë përdorues, kini parasysh se shërbimi Mbrojtja nga my

Xperia është i disponueshëm vetëm për përdoruesin që ka hyrë si pronari i pajisjes.