Menyja e ekranit bazë të Muzikës
Menyja e ekranit bazë të Muzikës ju jep një pamje të përgjithshme të të gjitha këngëve në
pajisjen tuaj. Që këtu, mund të menaxhoni albumet dhe listat tuaja të dëgjimit, si dhe të
organizoni muzikën tuaj sipas gjendjes shpirtërore dhe ritmit me anën e kanaleve të
SensMe™.
1
Kthehuni në ekranin bazë të Muzikës
2
Shihni radhën e tanishme të riprodhimit
3
Shfletoni të gjithë artistët
4
Shfletoni të gjitha albumet
5
Shfletoni të gjitha këngët
6
Shfletoni bibliotekën e muzikës dhe filtrojeni sipas artistit, albumit ose emrit të këngës
7
Shfletoni të gjitha listat e dëgjimit
8
Riprodhoni një skedar muzike të bashkëndarë në një pajisje tjetër
9
Shihni në Podkast të gjithë skedarët ku jeni abonuar ose që keni shkarkuar
10 Hapni menynë e cilësimeve për aplikacionin Muzika
Për të hapur menynë e ekranit bazë të Muzikës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Zvarrisni buzën e majtë të ekranit nga e djathta.
Për t'u kthyer në ekranin bazë të aplikacionit Muzika
•
Kur menyja e ekranit bazë të Muzikës është e hapur, trokitni lehtë mbi
Ekrani
bazë.
•
Kur menyja e ekranit bazë të Muzikës është e hapur, trokitni lehtë mbi ekranin në
të djathtë të menysë.
Për të përditësuar muzikën tuaj me informacionin më të ri
1
Nga menyja e ekranit bazë të Muzikës, trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
2
Trokitni lehtë mbi
Shkarko informac. për muzikën > Nis. Pajisja juaj kërkon në linjë
dhe shkarkon ilustrimin më të fundit të disponueshëm të albumit dhe informacionin
e këngës për muzikën tuaj.
Për të fshirë një këngë
1
Nga menyja e ekranit bazë të Muzikës, shfletoni te kënga që dëshironi të fshini.
2
Prekni dhe mbani titullin e këngës, pastaj trokitni lehtë mbi
Fshi në listën që
shfaqet.
3
Trokitni përsëri lehtë mbi
Fshi për të konfirmuar.
85
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.