Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Mund të rregjistroni konsumin e baterisë tuaj dhe të
shihni se cilat aplikacione janë duke përdorur pjesën më të madhe të energjisë. Mund të
hiqni ose të kufizoni aplikacionet dhe të aktivizoni një numër të regjimeve të kursimit të
energjisë për të përdorur më gjatë baterinë tuaj. Gjithashtu mund të shihni një vlerësim
sesa kohë ka mbetur tek bateria dhe të rregulloni cilësimet e baterisë tuaj për të
përmirësuar rendimentin dhe për të bërë që bateria juaj të zgjasë më shumë.
Për të menaxhuar konsumin e baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Konsumi i energjisë nga
aplikac.. Një pamje e përgjithshme shfaqet duke treguar aplikacionet që kanë
nivele të larta të trafikut ose që nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.
3
Rishikoni informacionin, pastaj veproni si kërkohet, për shembull, për të çinstaluar
një aplikacion ose për të kufizuar përdorimin e tij.
Për të parë se cilat aplikacione përdorin pjesën më të madhe të baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.
Për të parë kohën e përafërt baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
Regjimet e kursimit të energjisë
Ka disa regjime të kursimit të energjisë të disponueshme për t'u përdorur nga ju, nëse
dëshironi që bateria juaj të zgjasë më shumë:
Regjimi STAMINA
Çaktivizon Wi-Fi® dhe të dhënat celulare kur ekrani është i çaktivizuar, dhe kufizon
funksionimin e harduerit. shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky
regjim.
24
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Regjimi Ultra
STAMINA
Kufizon funksionalitetin e pajisjes tuaj për detyrat kryesore, si kryerja e telefonatave dhe
dërgimi i mesazheve SMS.
shfaqet në shiritin e gjendjes sapo ky regjim të
aktivizohet.
Mod. bateria e rënë Modifikon sjelljen e pajisjes tuaj, për shembull, për të rregulluar cilësimin e ndriçimit dhe
të kohës së çaktivizimit të ekranit, kur niveli i baterisë bie nën një përqindje të caktuar.
shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky regjim.
Radhit të dhënat e
sfondit
Optimizon trafikun në dalje kur ekrani është joaktiv duke dërguar të dhëna në intervale
të paracaktuara.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose çaktivizuar një regjim të kursimit të energjisë.
Për të aktivizuar një regjim të kursimit të energjisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë .
3
Për të aktivizuar regjimin tuaj të preferuar, zgjidhni emrin e regjimit dhe trokitni
lehtë çelësin aktiv-joaktiv për të aktivizuar regjimin e zgjedhur, nëse duhet. Në disa
raste, trokitni lehtë
Aktivizo dhe konfirmoni aktivizimin.
Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit STAMINA
Regjimi STAMINA ka disa tipare që ju lejojnë të optimizoni funksionimin e baterisë:
Në gatishmëri të zgjatur I parandalon aplikacionet të përdorin trafikun e të dhënave duke çaktivizuar Wi-Fi®
dhe të dhënat celulare kur ekrani është joaktiv. Mund të përjashtoni disa
aplikacione dhe shërbime që të mos ndërpriten kur ky tipar është aktiv.
Ora e regjimit STAMINA I mban të ndërprera lidhjet e rrjetit në situata kur shtypni shpesh tastin e energjisë
për të kontrolluar kohën.
Përdorimin e zgjeruar
Kufizon funksionimin e harduerit kur jeni duke përdorur pajisjen tuaj.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose për të çaktivizuar tiparin e regjimit STAMINA.
Për të aktivizuar tiparet e regjimit STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë , pastaj trokitni
lehtë mbi
Regjimi STAMINA.
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Zvarritni rrëshqitësit pranë tipareve që dëshironi të aktivizoni dhe më pas trokitni
lehtë
Aktivizo, nëse ju kërkohet.
Për të përzgjedhur se cilat aplikacione të ekzekutohen në regjimin STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë , pastaj trokitni
lehtë mbi
Regjimi STAMINA.
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Sigurohuni që veçoria
Në gatishmëri të zgjatur është e aktivizuar dhe më pas
trokitni lehtë
Apl. aktive në gjendje gatishmërie > Shto aplikacione.
5
Lëvizni majtas ose djathtas për të parë të gjitha aplikacionet dhe shërbimet, pastaj
shënoni kutitë përkatëse të shënimit për aplikacionet që dëshironi të përdorni.
6
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi
U krye.