Sony Xperia Z - Cilësimet e përgjithshme të kamerës

background image

Cilësimet e përgjithshme të kamerës

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit

Automatike superiore

Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.

Me dorë

Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.

Sound Photo

Nxirrni foto me tingull në sfond.

Efekti krijues

Zbatoni efektet te fotot ose videot.

Lëvizja panoramike

Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike dhe me kënd të gjerë.

Optimizimi automatik

Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe rregullon

automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të mundshme.

Rezolucioni më i lartë që mbështet regjimi i optimizimit automatik është 8 MP. Nëse dëshironi

të nxirrni fotografi me një rezolucion më të lartë, përdorni regjimin

Me dorë.

Regjimi me dorë

Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për

bërjen e fotove dhe videove.

Efekti krijues

Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot ose videot tuaja. Për shembull, mund të

shtoni një efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për

një imazh më argëtues.

93

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Sweep Panorama

Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal

me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.

Për të bërë një foto panoramike

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .

3

Për të përzgjedhur një drejtim regjistrimit, trokitni lehtë mbi

.

4

Trokitni lehtë mbi ekran dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në drejtim

të lëvizjes së treguar në ekran.

Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës

Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose

burime të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje funksionuese me

internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi®, për të kufizuar tarifat e trafikut të të dhënave.

Për të shkarkuar aplikacione të kamerës

1

Hapni aplikacionin e kamerës.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

TË SHKARKUESHME.

3

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të

përfunduar instalimin.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.

Vetëm hape

Pasi të zvarritni në brendësi, kamera kryesore hapet nga regjimi i fjetjes.

Hape dhe fotografo

Pasi të zvarritni në brendësi, fotokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe nxirret një foto.

Hape dhe regjistro videon

Pasi të zvarrisni në brendësi, videokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe fillon regjistrimin.

Joaktiv

Gjeoetiketimi

Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.

Marrja me prekje

Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja

nxirret sapo të hiqni gishtin.

Tingulli

Zgjidhni të aktivizoni ose të çaktivizoni tingullin shkrepës.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

94

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Balanca e të bardhës

Ky cilësim, i cili është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë, rregullon

balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Ai ju lejon po ashtu të rregulloni

manualisht ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull, mund të

rrisni ndriçimin e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur lehtë

përkatësisht te kontrollet plus ose minus kur shfaqet ikona e cilësimit të balancës së të

bardhës .

Automatike

Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.

Fluoreshente

Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.