Wi-Fi®
Përdorni lidhjet Wi-Fi® për të lundruar në internet, për të shkarkuar aplikacione ose për
të dërguar dhe për të marrë mesazhe të postës elektronike. Pasi të jeni lidhur me një rrjet
Wi-Fi®, pajisja juaj e kujton rrjetin dhe lidhet automatikisht me të herën tjetër që do të
hyni brenda rrezes së tij.
Disa rrjete Wi-Fi® kërkojnë që të hyni në një faqe uebi para se të mund të qaseni.
Kontaktoni me administratorin e rrjetit Wi-Fi® përkatës për më shumë informacion.
Rrjetet e disponueshme Wi-Fi® mund të jenë të hapura ose të siguruara:
•
Rrjetet e hapura tregohen me përbri emrit të rrjetit Wi-Fi®.
•
Rrjetet e siguruara tregohen me përbri emrit të rrjetit Wi-Fi®.
Disa rrjete Wi-Fi® nuk shfaqen në listën e rrjeteve të disponueshme sepse ato nuk e
transmetojnë emrin e tyre të rrjetit (SSID). Nëse e dini emrin e rrjetit, mund ta shtoni me dorë
në listën tuaj të rrjeteve Wi-Fi® të disponueshme.
Për të aktivizuar Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni çelësin ndezja-fikja për të aktivizuar funksionin Wi-Fi®.
Mund të duhen disa sekonda para se të aktivizohet Wi-Fi®.
Për t'u lidhur automatikisht me një rrjet Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni çelësin ndezja-fikja për të aktivizuar funksionin
Wi-Fi. Shfaqen të gjitha
rrjetet e disponueshme Wi-Fi®.
4
Trokitni lehtë mbi një rrjet Wi-Fi® për t'u lidhur me të. Për rrjete të sigurta, futni
fjalëkalimin përkatës. shfaqet në shiritin e gjendjes pasi të lidheni.
Për të kërkuar për rrjetet e reja të disponueshme, trokitni dhe më pas trokitni
Rifresko. Nëse
nuk mund të lidheni me sukses me një rrjet
Wi-Fi, referojuni këshillave përkatëse për zgjidhjen
e problemeve për pajisjen tuaj në
www.sonymobile.com/support/
.
34
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar me dorë një rrjet Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni lehtë mbi >
Shto rrjetin.
4
Futni informacionin e
Emri i rrjetit (SSID).
5
Për të përzgjedhur një lloj sigurie, trokitni lehtë mbi fushën
Siguria.
6
Nëse ju kërkohet, futni një fjalëkalim.
7
Për të modifikuar disa opsione të përparuara siç janë përfaqësuesi dhe cilësimet
IP, shenjoni kutinë e zgjedhjes
Opsionet e përparuara dhe pastaj modifikojini si të
dëshironi.
8
Trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Kontaktoni me administratorin e rrjetit tuaj Wi-Fi® për të marrë SSID-in e rrjetit dhe
fjalëkalimin.
Cilësimet e Wi-Fi®
Kur jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi® ose kur pranë jush ka rrjete Wi-Fi® të disponueshme,
është e mundur të shihni gjendjen e këtyre rrjeteve. Gjithashtu, mund ta aktivizoni pajisjen
që t'ju njoftojë sa herë që zbulohet një rrjet i hapur Wi-Fi®.
Nëse nuk jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi®, pajisja juaj përdor një lidhje për të dhënat
celulare për qasjen në internet (nëse keni konfiguruar dhe aktivizuar një lidhje për të
dhënat celulare në pajisjen tuaj). Duke shtuar një politikë të fjetjes të Wi-Fi®, mund të
përcaktoni kur të kaloni nga Wi-Fi® në të dhënat celulare.
Për të aktivizuar njoftimet e rrjetit Wi-Fi®
1
Aktivizoni Wi-Fi®, nëse nuk është tashmë i aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
4
Trokitni lehtë mbi >
Të përparuara.
5
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Njoftimi i rrjetit në të djathtë.
Për të parë informacionin e hollësishëm rreth një rrjeti Wi-Fi® të lidhur
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni lehtë mbi rrjetin Wi-Fi® me të cilin jeni lidhur aktualisht. Shfaqet
informacioni i hollësishëm për rrjetin.
Për të shtuar një politikë pushimi të Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
E avancuar> Mbaj Wi-Fi aktiv
gjatë fjetjes.
4
Përzgjidhni një opsion.
WPS
WPS (Konfigurimi i Wi-Fi® të Mbrojtur) është një standard i rrjetit pa tel që ju ndihmon të
krijoni lidhje të sigurta të rrjetit pa tel. Nëse keni pak njohuri të sigurisë me valë, WPS-ja
jua bën të lehtë konfigurimin e shifrimit të Qasjes në Wi-Fi të Mbrojtur (WPA) për të
siguruar rrjetin tuaj. Gjithashtu mund të shtoni pajisje të reja në një rrjet ekzistues pa futur
fjalëkalime të gjata.
Përdorni një nga këto metoda për të aktivizuar WPS-në:
•
Metoda e shtypjes së butonit - thjesht shtypni një buton në një pajisje që mbështet WPS-
në, për shembull, një rrugëzues.
•
Metoda me kod PIN - pajisja juaj krijon një kod PIN (Numri i Idenfikimit Personal) të
rastësishëm, të cilin e futni në pajisjen që mbështet WPS-në.
35
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për t'u lidhur me një rrjet Wi-Fi® nëpërmjet butonit WPS
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Aktivizoni Wi-Fi® nëse nuk është tashmë i aktivizuar.
4
Trokitni lehtë >
E avancuar > WPS me shtypje butoni dhe më pas shtypni
butonin WPS në pajisjen që mbështet WPS-në.
Për t'u lidhur me një rrjet Wi-Fi® nëpërmjet kodit PIN të WPS-së
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Aktivizoni Wi-Fi® nëse nuk është tashmë i aktivizuar.
4
Trokitni lehtë mbi >
E avancuar > Futja e kodit PIN të WPS-së.
5
Në pajisjen që mbështet WPS-në, futni kodin PIN që shfaqet në pajisjen tuaj.