Ngarkimi i pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një bateri të integruar të ringarkueshme që duhet të zëvendësohet vetëm
nga Sony ose nga një qendër riparimi e autorizuar nga Sony. Nuk duhet të përpiqeni
asnjëherë që ta hapni ose ta zbërtheni vetë këtë pajisje. Hapja e pajisjes mund të
shkaktojë dëmtime që do të shkelin garancinë tuaj.
Bateria është pjesërisht e ngarkuar kur pajisja dërgohet nga fabrika. Në varësi të kohës
që ka qenë në kuti para se ta blinit, niveli i baterisë mund të jetë shumë i ulët. Për këtë
arsye rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni
pajisjen për herë të parë. Mund të vazhdoni përdorimin e pajisjes gjatë ngarkimit. Lexoni
11
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
më shumë se si të përmirësoni rendimentin e baterisë në
Bateria dhe menaxhimi i
energjisë
në faqen 24 .
Për të ngarkuar pajisjen tuaj
1
Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.
2
Futni njërin skaj të kabllos USB te ngarkuesi (ose në portën USB të një kompjuteri).
3
Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisjen tuaj, me simbolin
USB të drejtuar lart. Drita e njoftimit ndriçon kur fillon ngarkimi.
4
Kur pajisja të ngarkohet plotësisht, shkëputeni kabllon nga pajisja juaj duke e
tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që lidhësi të mos përkulet.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta deri sa të ndriçojë drita
e njoftimit dhe të shfaqet ikona e ngarkimit .
Gjendja e dritës së njoftimit të baterisë
Jeshile
Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i lartë se 90%
E kuqe
Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 15%
Portokalli
Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 90%