Montimi
Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë
përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë siç duhet.
Për të futur kartën mikro-SIM
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Futni thoin në hapësirën ndërmjet mbulesës së folesë së kartës së kujtesës mikro-
SIM dhe anës së pajisjes, pastaj hiqni mbulesën.
2
Nxirrni, me anën e thoit, mbajtësin e kartës mikro-SIM.
3
Vendosni kartën mikro-SIM në mbajtës, me kontaktet me ngjyrë ari në kartën
mikro-SIM të kthyera nga jashtë.
4
Futeni përsëri në pajisje mbajtësin e kartës mikro-SIM.
5
Rivendosni mbulesën e folesë së kartës mikro-SIM.
Futja e kartës mikro-SIM pa mbajtësin e kartës SIM mund të dëmtojë kartën tuaj mikro-SIM
ose telefonin tuaj dhe Sony nuk garanton dhe nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm të
shkaktuar nga një veprim i tillë.
Për të futur kartën e kujtesës
Mos futni një mikro kartë SIM në folenë e kartës të kujtesës.
1
Për të hequr mbulesën e folesë së kartës së kujtesës, futni thoin në hapësirën
ndërmjet cepit të poshtëm të mbulesës dhe telefonit, pastaj tërhiqni mbulesën.
2
Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës me kontaktet me ngjyrë ari të
drejtuara poshtë.
3
Duke përdorur një thua, shtyjeni kartën e kujtesës më tej në fole derisa të dëgjoni
një tingull kyçje.
4
Shtyni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës përsëri në vendin e saj në mënyrë
që të jetë e mbyllur plotësisht.
Karta e kujtesës mund të mos jetë e përfshirë në blerje në të gjitha tregjet.
Për të hequr mikro kartën SIM
1
Hiqni mbulesën e folesë së kartës SIM mikro .
2
Nxirreni jashtë mbajtësin e mikrokartës SIM.
3
Hiqni mikrokartën SIM.
4
Futeni përsëri në folenë e tij mbajtësin e mikro kartës SIM.
5
Rivendosni mbulesën e folesës së kartës mikro SIM.
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikni telefonin , ose hiqni kartën e kujtesës nga
Cilësimet > Arkivi > Çmonto
kartën SD .
2
Hiqni mbulesën e folesë të kartës së kujtesës, pastaj shtypni buzën e kartës së
kujtesës dhe lëshojeni atë menjëherë.
3
Tërhiqeni kartën jashtë për t'a hequr plotësisht.