Mbrojtja e kartës SIM
Mund të kyçni dhe të shkyçni secilën kartë SIM që përdorni në pajisjen tuaj me një PIN
(Numër të Identifikimit Personal). Kur një kartë SIM është e kyçur, abonimi i lidhur me
kartën mbrohet kundër keqpërdorimit, që do të thotë se duhet të futni një kod PIN sa
herë që të nisni pajisjen.
Nëse kodin PIN e futni gabim më shumë herë sesa numri maksimal i përpjekjeve të
lejuara, karta juaj SIM do të bllokohet. Pastaj duhet të futni kodin tuaj PUK (Kodi Personal
i Zhbllokimit) dhe një PIN të ri. Kodet PIN dhe PUK jepen nga operatori i rrjetit.
Për të konfiguruar një kyçje të kartës SIM
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Konfiguro kyçjen e kartës SIM.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për
Blloko kartën SIM.
4
Futni kodin PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK. Kyçja e kartës SIM është
tani e aktivizuar dhe do t'ju kërkohet të futni këtë kyç sa herë që rindizni pajisjen.
Për të hequr një kyçje të një karte SIM
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Konfiguro kyçjen e kartës SIM.
3
Çshenjoni kutinë e zgjedhjes për
Blloko kartën SIM.
4
Futni kodin PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
Për të ndryshuar kodin PIN të kartës SIM
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Konfiguro kyçjen e kartës SIM.
3
Trokitni lehtë mbi
Ndrysho PIN-in e SIM-it.
4
Futni kodin e vjetër PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
5
Futni kodin e ri PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
6
Shkruani përsëri kodin e ri PIN të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
45
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shkyçur një kartë SIM të bllokuar duke përdorur kodin PUK
1
Futni kodin PUK dhe trokitni lehtë mbi
.
2
Futni një kod të ri PIN dhe trokitni lehtë mbi
.
3
Rifuteni kodin e ri PIN dhe trokitni lehtë mbi
.
Nëse futni shumë herë një kod PUK të pasaktë, duhet të kontaktoni me operatorin e rrjetit për
të marrë një kartë SIM të re.